МК

Kat-star pro Patundshmëri është kompani që merret me ndërmjetësim dhe shërbime këshilluese në shitjen dhe blerjen e pasurive të patundshme.
Ajo rrjedh nga kompania amë Kat-star pro, aktiviteti kryesor i së cilës janë shërbimet gjeodezike (kadastri).
Për atë qëllim, ne ofrojmë siguri për klientët tanë gjatë blerjes së pasurisë së patundshme si dhe një ofertë të formuar mirë gjatë shitjes së saj. Motoja jonë është: Siguria së pari!
Ne mbështesim shitjen me material reklamues në varësi të pasurisë së patundshme dhe kushteve.
Krijimi i materialit reklamues dhe aktiviteti i përgjithshëm i kompanisë sonë përfshin disa hapa:

  1. Në varësi të llojit të pasurive të patundshme dhe dëshirës së klientit, ne bëjmë: Video material, të regjistruar në kombinim me një dron dhe kamerë; 360 ° turne virtuale për pasuritë e patundshme (ne i rekomandojmë ato kryesisht për apartamente); Fotografi të bëra me një aparat fotografik profesional;
  2. Materialin e regjistruar е postojmë në të gjitha mediat tona elektronike (web faqe, faqe në Facebook, faqe në Instagram), me ato që kemi lidhur një kontratë (mk), si dhe reklama me pagesë në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.
  3. Pas kryerjes së postimit, ne kontaktojmë klientët e mundshëm dhe prezantojmë pasurinë e patundshme në vend ose në mënyrë elektronike.
  4. Në bashkëpunim me avokat dhe noter, ne ofrojmë mbështetje të plotë në procesin e shitjes dhe blerjes nga formimi i kontratës fillestare deri në fazën përfundimtare të marrjes së një fletë pronësie.

Kat-star pro është themeluar në vitin 2006 në Gostivar dhe për 14 vjet ka qenë aktiv në tregun e botës së shërbimeve gjeodezike të specializuar në kadastër. Autorizimet dhe përvojat që ka në këtë fushë do të ndihmonin në kontrollimin e “cilësisë” së patundshmërisë që blihet: A ka pasuria e patundshme një fletë pronësie, a është pa vërejtje (ngarkesa), mundësitë dhe potencialin që ofron pasuria e patundshme, etj.
Përveç shërbimeve gjeodezike, kompania jonë është e autorizuar në kryerjen e vlerësimit të vlerës së pasurive të patundshme, e cila mund të ndihmojë në krijimin e një oferte të mirë, dhe në ofrimin e shërbimeve të këshillimit gjatë blerjes së patundshmërive.
Posedon një numër të madh licencash, autorizimesh dhe standardesh pune të përcaktuara nga Bashkimi Evropian.
Autorizime dhe standarde nga Bashkimi Evropian:
REV (Recognized European Valuer) – Licencë për vlerësimin e pasurive të patundshme sipas standardeve të Bashkimit Evropian e lëshuar nga TEGOVA (The European Group of Valuers Assocaitons); standardet e cilësisë ISO 9001 dhe 14001;
Në fushën e shërbimeve kadastrale: Autorizimi për kryerjen e veprimtarisë gjeodezike të lëshuar nga Agjencia për Kadastër të Patundshmërive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe licenca e lëshuar nga Oda e Gjeodezistëve të Autorizuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Në fushën e gjeodezisë inxhinierike: Licencë A për projektim, kryerje dhe mbikëqyrje brenda kornizës së punëve gjeodezike, e lëshuar nga Oda e Arkitektëve dhe Inxhinierëve të Autorizuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Në fushën e vlerësimit të pasurive të patundshme: Autorizim dhe licencë për kryerjen e vlerësimit të pasurive të patundshme të lëshuara nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Në fushën e ekspertizës gjyqësore: Licencë për kryerjen e ekspertizës gjyqësore në fushën e gjeodezisë, lëshuar nga Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut;
Brenda shërbimeve gjeodezike-kadastrale ne ofrojmë përgatitjen e disa llojeve të elaborateve gjeodezike: Elaborat gjeodezik për ndarjen fizike; Shënimi i kufijve të parcelës kadastrale; Bazë gjeodezike të azhurnuar; Të dhëna numerike; Regjistrim i objektit dhe regjistrim i parcelës kadastrale;
Ne përgatisim elaborat për vlerësimin e vlerës së tregut të të gjitha llojeve të pasurive të patundshme, në mënyrë që të aprovojmë linjat e kreditit në banka, si dhe përcaktimin e taksës së qarkullimit që është e nevojshme gjatë blerjes dhe shitjes së pasurive të patundshme.
Ballina, Rreth nesh, Kontakt, Patundshmëri, Përshkrimi, faza, numri i dhomave, kati / numri i banesës, viti i ndërtimit, orientimi
Hyni në kontakt. Fushat e shënuara me * janë të detyrueshme. Emri, telefoni, emaili, mesazhet. Dërgoni një mesazh. Rrjetet sociale. Detajet, kodi, lloji i njoftimit, çmimi, qyteti, sipërfaqja, vendbanimi, sipërfaqja e parcelës. Na kontaktoni
Shpalljet: 1. Shitet hapësirë ​​afariste (sallë) në autostradën Tetovë-Gostivar. Salla ndodhet 150 metra nga lidhja me Negotinën në autostradën Tetovë – Gostivar dhe është me pamje nga autostrada.
Karakteristikat: Sipërfaqja e parcelës 1433 m2; Sipërfaqe për shfrytëzim e hapësirës së biznesit 237 m2; Fleta e pronësisë e pastër, pa ndonjë ngarkesë dhe vërejtje; Deri te objekti ka energji elektrike, ujë dhe është shpejt i adaptueshëm për funksionim; Një video nga pasuria e patundshme mund të shikoni këtu!

  1. Shitet shtëpi në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski” Karakteristikat: Sipërfaqja e parcelës kadastrale: 384 m2; Sipërfaqja totale e banimit të shtëpisë: 411 m2; Sipërfaqja e shtëpisë në themel: 126 m2; Sipas Planit të Detajuar Urbanistik mundësi për të ndërtuar objekt me një themel prej 253 m2, në lartësi prej Përdhes + 2 + Nënçati deri në 10.2 m; Shtëpia posedon një fletë pronësie që nuk ka asnjë ngarkesë;
  2. Shiten apartamente dhe studio në Mavrovë në një lokacion të mrekullueshëm.

Kompleks që do të ofrojë një strehë të shkëlqyeshme nga përgjegjësitë e përditshme.
Përbëhet nga apartamente (tipi A) dhe studio (tipi D); Tipi A: me sipërfaqe 42 m2; Tipi D: me sipërfaqe 20 m2; Brenda kompleksit banorët do të kenë një vend parkimi dhe spa qendër. Çmimet: Apartament ose studio me pamje nga liqeni: 1000 eur / m2; Apartament ose studio me pamje nga mali: 900 eur / m2.

  1. Shitet fushë në Komunën e kadastrës Banjicë, nën pishinën në Grudajc (afër kazermës). Fusha ka një sipërfaqe totale prej 2513 m2.
  2. Shitet banesë prej 102 m2 në një ndërtesë të re, përballë Gjykatës Themelore në Gostivar. Banesa ka orientim në lindje dhe përbëhet nga një dhomë të madhe ndenjieje me kuzhinë, dy dhoma gjumi, dy banjo, depo dhe dy ballkone. Ndërtimi është luksoz dhe plotëson të gjitha standardet për Objekte me efikasitet energjetik. Ndërtesa është në ndërtim e sipër dhe aktualisht ka një fletë para – regjistrimi për ndërtim si bazë për fitimin e pronësisë deri në marrjen e një fletë pronësie në fund të ndërtimit. Në të njëjtin kat shitet një banesë prej 151 m2 me orientim në jugperëndim.
  3. Shitet banesë prej 151 m2 në një ndërtesë të re, përballë Gjykatës Themelore në Gostivar.

Banesa ka një orientim në jugperëndim dhe përbëhet nga një dhomë të madhe ndenjieje me kuzhinë, tre dhoma gjumi, dy banjo, dy depo dhe një tarracë të madhe.
Ndërtimi është luksoz dhe plotëson të gjitha standardet për Objekte me efikasitet energjetik. Ndërtesa është në ndërtim e sipër dhe në këtë moment ka një fletë para-regjistrimi për ndërtim si bazë për fitimin e pronësisë deri në marrjen e një fletë pronësie në fund të ndërtimit. Në të njëjtin kat shitet një banesë prej 102 m2 me orientim në lindje.

  1. Shitet fushë në fshatin Turçan i Madh, Gostivar. Fusha ka një sipërfaqe totale prej 4244 m2. Deri te ajo arrihet përmes një rruge tokësore prej 400 metra e cila lidhet me rrugën kryesore të asfaltuar të fshatit.
  2. Shitet banesë në qendër të Gostivarit, te ëmbëltorja “Rekord”

Banesa ka një sipërfaqe prej 54 m2, ka një dhomë ndenje me kuzhinë dhe dhomë ngrënie, një dhomë gjumi dhe banjo. Banesa ndodhet në katin e tretë të një ndërtese që ka ashensor.
Në çmim përfshihen mobiljet si dhe hapësirë ​​për parkim. Çmimi 38,000 euro.

  1. Shitet parcelë në fshatin Banjicë me një sipërfaqe totale prej 3049 m2. Në vendndodhje me ndihmën e një projekti urbanistik mund të parashikohet ndërtim. Është e përshtatshme për një sallë, fabrikë, por edhe për banim individual.
  2. Shitet fushë në Komunën e kadastrës Banjicë me një sipërfaqe totale prej 3744 m2. Fusha kufizohet me pishinën në Banjicë (Grudajc) dhe kazermat. Çmimi është i favorshëm dhe me marrëveshje.
  3. Shitet fushë në fshatin Banjicë. Fushat kanë një sipërfaqe prej 759 m2. Deri te ajo arrihet përmes një rruge rurale që nuk është e asfaltuar. Nëse te fusha përgatitet një projekt urban, mund të parashikohet ndërtimi i një objekti.
  4. Shitet parcelë në Komunën e kadastrës Banjicë me një sipërfaqe prej 1416 m2. Deri te parcela ka një rrugë, energji elektrike dhe ujë. Fletë pronësia është e pastër, pa asnjë ngarkesë dhe është i mundshëm ndërtimi te e njejta.
  5. 13. Shitet banesë në rrugën Anton Panov Nr. 1, Komuna e Qendrës – Shkup

Banesa ka një sipërfaqe prej 165 m2, ndodhet në katin e 3-të dhe është pjesë e projektit Guernica. Projekti Guernica është një objekt modern banimi dhe afarizmi që mundëson banim cilësor, i vendosur në komunën e Qendrës në rrugën Anton Panov Nr. 1.
Me arkitekturën e tij, estetikën e lartë dhe zgjidhjet e implementuara teknologjike, do të jetë një pikë referimi moderne urbane.
Objekti ndodhet në një mjedis të qetë urban dhe në afërsi të disa institucioneve arsimore, të tilla si shkolla ​​fillore, të mesme dhe kopshte. Ndodhet vetëm disa minuta larg institucioneve publike, qendrave tregtare dhe transportit publik.
NJËSITË FUNKSIONALE
Objekti Guernica bazohet në një sistem të integruar të ndërtimit, funksionalitetit, hapësirës dhe dritës natyrore, me qëllim të përdorimit optimal të hapësirës, si dhe jetesës moderne të banorëve.
Është i vendosur në pesë nivele

  1. Kati përdhes dhe bodrumi si hapësirë ​​biznesi/afariste
  2. Tre kate, si hapësirë ​​banimi me një njësi banimi për çdo kat

TEKNOLOGJIT DHE SMART SISTEMET E IMPLEMENTUARA
Instalim elektrik të plotë nga programi LEGRAND; pajisje sanitare italiane me cilësi të lartë dhe të dizajnuar me stil ROCA GORHE; Instalim i heshtur hidraulik me tuba REHAU dhe valvola BRASS FORM; Instalim i heshtur i kullimit me tuba REHAU; Zdrukthtari me estetikë të lartë dhe parket me tre shtresa nga SPACHVА; Sistemi i optimizuar i ngrohjes dhe ftohjes TOSHIBA sipas normave të EE, me njësi dyshemeje dhe muri dhe mundësi Smart WiFi, sipas zgjedhjes së klientëve, mund të vendoset edhe ngrohja në dysheme.

  1. Shitet banesë në rrugën Briselska në suaza të projektit Midnight. Banesa ka një sipërfaqe prej 162m2 dhe ndodhet në katin përdhes.

Projekti Midnight paraqet një objekt modern banimi dhe afarizmi që mundëson banim cilësor, i vendosur në komunën e Karposhit në rrugën Briselska nr.8.
Me arkitekturën e tij, përshtatet në mënyrë të përsosur në këtë lagje urbane. Midnight përbëhet nga banesa me dy, tre dhe më shumë dhoma.
 
Objekti është i vendosur në afërsi të disa institucioneve arsimore, të tilla si shkolla ​​fillore, të mesme dhe kopshte. Ndodhet vetëm disa minuta larg institucioneve publike, qendrave tregtare dhe transportit publik.
NJËSITË FUNKSIONALE
Ndërtesa në rrugën Briselska bazohet në një sistem të integruar të ndërtimit, funksionalitetit, hapësirës dhe dritës natyrore, në mënyrë që të përdoret në mënyrë optimale hapësira, si dhe jetesa moderne e banorëve.
Është i vendosur në katër nivele

  1. Kati përdhes, si hapësirë ​​banimi-biznesi/afarizmi
  2. Dy kate, si hapësirë ​banimi
  3. Nënçati, si hapësirë banimi
  4. Shitet Uikend-shtëpi (shtëpi fundjave) në Mavrovë (E SHITUR)

Uikend-shtëpia është e vendosur në rrugën kryesore në vendbanimin Krstovi.
Karakteristikat: Sipërfaqja totale e parcelës 611 m2; Shtëpia përbëhet nga një bodrum, kati përdhes dhe kati i parë; Madhësia e objektit është 60m2; Kati përdhes ka një sipërfaqe totale prej 45 m2;

  1. Jepet me qira hapësirë ​​afariste në Bulevardin “Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar.

Hapësira afariste ndodhet në një rrugë me lëvizshmëri, në afërsi të Dam-Kom dhe Bagatela. Hapësira аfariste ka një fletë pronësie.
Çmimi i qirasë mujore është 250 euro.

  1. Shitet parcelë në Mavrovë. Parcela sipas Planit të Përgjithshëm Urbanistik për Komunën e kadastrës Mavrovë ndodhet në një zonë ndërtimi dhe ka një sipërfaqe totale prej 538 m2. Deri te parcela ka një rrugë të asfaltuar, ujë dhe energji elektrike. Fletë pronësia është e pastër pa asnjë ngarkesë. Kufijtë e parcelës në vend janë të shënuara me shenja të dukshme nga Kompania për shërbime gjeodezike Kat-star pro.
  2. Shitet fushë në Komunën e kadastrës Banjicë, në kufi me Komunën e kadastrës Gostivar 2 (mbi fushat e Dutlokut). Është e përshtatshme për bujqësi, dhe për shkak të vendndodhjes, në planin afatgjatë, ka potencial të madh për urbanizim. Deri në parcelë ekziston një rrugë hyrëse dhe në të ardhmen është e planifikuar një lidhje me autostradën Gostivar-Kërçovë.
  3. Shitet shtëpi në qendër të Gostivarit

(Rruga “Tode Bogdanoski”)
Karakteristikat: Sipërfaqja e parcelës 524m2; Sipërfaqja e ndërtimit e paraparë në përputhje me planin urbanistik (blloku 1) 261m2 në bazë me katet: Kati përdhes + 2 kate + nënçati; Tashmë të regjistruara 193m2 pjesë banimi e objektit për të cilën shërbimet komunale mund të shlyhen gjatë një ndërtimi të ri; Fletë pronësie e pastër pa vërejtje (ngarkesa).

  1. Shiten dy shtëpi me një oborr të bukur të përbashkët në lagjen Dutlok, Gostivar. (Çmim i favorshëm) Karakteristikat: Sipërfaqja e parcelës në tërësi është 600 m2; Pjesa e banimit (sipërfaqe e brendshme që mund të shfrytëzohet): shtëpia 1 = 208m2; shtëpia 2 = 278m2; Fletë pronësie e pastër, pa asnjë vërejtje.
  2. Shiten banesa në Gostivar; Në afërsi të qendrës tregtare të vjetër të qytetit, vendi i njohur si Brioni! Ndërtesë e re. Sipas të gjitha standardeve të ndërtesave me efikasitet energjetik. Sipërfaqet – metra katrorë të disponueshëm: 115m2 dhe 130m2. Hapësira afariste është gjithashtu në dispozicion.
  3. Shitet parcelë në rrugën “Balindolska” – Gostivar (Lokacion i mirë dhe çmim i favorshëm) Parcela ka një sipërfaqe prej 681 m2; Ndodhet në një zonë ndërtimi të paraparë me planin urbanistik për A1 (Banim).
  4. Shiten parcela në lagjen Dutlok, Gostivar (4 parcela) (çmim i favorshëm). Karakteristikat: Sipërfaqja e parcelës prej 400-600 m2; Sipërfaqja e parashikuar për ndërtimin e 200 m2 në bazën e objektit; Sipas planit urbanistik është i parashikuar Kati përdhes + 2 kate + nënçati deri në një lartësi totale prej 10.2m; Mund të formohet një parcelë me një sipërfaqe prej më shumë se 600 m2 sipas dëshirës së blerësit.
  5. Shitet banesë në lagjen Zona e Shtatë, Gostivar

Karakteristikat e banesës: Sipërfaqja e banesës: 105 m2; Numri i dhomave: Sallon me kuzhinë, tre dhoma gjumi, dy banjo dhe ballkon. Orientimi: Jugperëndim. Karakteristikat e ndërtesës: Hapësirë ​​parkimi (të jashtëm); Ashensor modern; Fasadë izoluese; Banesa është e zbrazët në mënyrë që pronari i ardhshëm ta rregullojë atë sipas dëshirës së tij. Çmimi është i favorshëm dhe ka hapësirë për marrëveshje. Fletë pronësie e pastër pa vërejtje (ngarkesa).

  1. Shiten parcela në lagjen Dutlok – Gostivar! (Çmim i favorshëm! Vend i shkëlqyeshëm!)

Karakteristikat: Sipërfaqja e parcelës 2416 m2; 9 parcela ndërtimore të ndara me 9 pulla pa nevojë për formësim shtesë;
Katet sipas planeve urbanistike Kati përdhes + 2 kate + Nënçati, deri në lartësinë 10.20 metra. Është e mundur ndarja e parcelës duke formuar parcela të ndara. Nëse parcela blehet në tëresi, çmimi total është 240,000 euro (100 euro / m2).